Manchester City shumë afër transferimit të edhe një lojtari tjetër

  • 19 June 2018 - 12:09
Manchester City shumë afër transferimit të edhe një lojtari tjetër

Manchester City është afër nënshkrimit me Riyad Mahrez për një shumë rreth 68 milionë euro që do ta thyente rekordin e klubit.

Mediat angleze raportojnë se City ishte afër transferimit të Mahrez në janar mirëpo marrëveshja nuk ndodhi për shkak të çmimit të lartë që kërkonte Leicesteri.

Nëse City e blen Mahrezin për 68 milionë euro atëherë do ta thyejë rekordin e qendërmbrojtësit, Aymeric Laporte, i cili u transferua nga Athletico Bilbao për 65 milionë euro në fillim të vitit 2018.

(Kosova Sot)