Ky është kundërshtari i Dritës në rast se kualifikohet në rundin tjetër në rrugë për Champions

  • 19 June 2018 - 12:31
Ky është kundërshtari i Dritës në rast se kualifikohet në rundin tjetër në rrugë për Champions

Në fund të këtij muaji, kampionia e Kosovës, Drita, do t’i zhvillojë ndeshjet preliminare për kualifikim në garat evropiane, Ligën e Kampionëve, përkatësisht.

Drita do të përballet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma (AND).

Drita më 26 qershor do të luajë në gjysmëfinale kundër Santa Coloma në rundin preliminar, duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor.

Në rast se Drita e kalon këtë rund preliminar, atëherë në rrethin tjetër të kualifikimeve, pra rundin e parë, do të ballafaqohet me një kundërshtar shumë të vështirë, klubin suedez Malmö, kështu është mësuar sot pas hedhjes së shortit për rundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Image

 


(Kosova Sot)