Liverpooli vazhdon interesimin për Xherdan Shaqirin

  • 19 June 2018 - 13:33
Liverpooli vazhdon interesimin për Xherdan Shaqirin

Liverpooli janë duke punuar për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin pas përfundimit të Kampionatit Botëror, raportojnë mediat angleze.

Priten takime mes Liverpoolit dhe agjentit të Shaqirit, i cili mund të largohet nga Stoke pas rënies nga Premier Liga.

Stoke City ka vënë çmimin për sulmuesin e tyre, klubet e interesuar për të duhet të paguajnë 15.5 milionë euro në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e shqiptarit 26-vjeçar.

Për ish-lojtarin e Bayernit dhe Interit janë në garë disa ekipe angleze si Evertoni, West Hami, Tottenhami dhe Southamptoni.

(Kosova Sot)