Nëse KF Drita eliminohet në paraelimintaore apo raundin e parë të Champions, këta janë kundërshtarët në Europa Ligë

  • 19 June 2018 - 17:13
Nëse KF Drita eliminohet në paraelimintaore apo raundin e parë të Champions, këta janë kundërshtarët në Europa Ligë

Kampioni i Kosovës KF Drita ka mësuar kundërshtarët e radhës nëse ata nuk arrin që të kualifikohen në raudin e parë të Ligës së Kampionëve

Kështu nëse KF Drita nuk arrin që të fitojë dy ndeshje në para eliminatore që zhvillohen në Gjilbertar, ata do të kualifikohen direk në raundin e dytë të Europa Ligës, në sektorin e kampionëve që përfshin skuadrat kampione që eliminohen nga raundi i parë i eliminatorëve.

KF Drita nëse nuk fiton në fazën paraeliminatore do të luaj kundër fituesit të ndeshjes Valur Reykjavik -  Rosenborg, të dyja këto skuadra kampione, njëra në Islandë dhe tjetra në Norvegji. 

Nëse Drita e fiton ndeshjen e parë dhe është finalist i paraeliminatorëve ata do të luajnë kundër humbësit KF Shkëndija - The New Saints. 

Në këtë rast do të kishim një takim në mes të dy skuadrave shqiptare, gjithmonë nëse Shkëndija nuk do të fitonte kundër skuadrës nga Wales. 

Nëse KF Drita fiton në raundin paraeliminator por eliminohet nga Malmo e Suedisë që luan në raundin e parë, atëherë gjilanasit për kundërshtar do të kenë  humbësin nga takimi F91 Dudelange (Luksemburg) – Videoton (Hungari).

(Kosova Sot)