Golovin ka nisur të mësojë anglisht

  • 19 June 2018 - 17:52
Golovin ka nisur të mësojë anglisht

Babai i Aleksandr Golovin ka thënë se mesfushori i CSKA Moskës që është synim edhe i Juventusit, është “duke mësuar anglisht” dhe si duket nuk e ka synim që të transferohet në Serie A por në Premier Ligë

Golovin u tha se do të transferohet në Juventus edhe para Botërorit, kurse thashethemet u rritën pas paraqitjes se tij të mirë kundër Arabisë Saudit ku rusët fituan me rezultat 5-0. Por, duket se tani shumë skuadra angleze janë të interesuara për rusin.

“Aleksandr nuk dëshiron të lexojë shumë lajme pasi që është i fokusuar në Rusi dhe në Botëror”, citohet të këtë thënë babai i tij për Premium Sport.

“Jam i sigurt se pas Botërorit djali i im do të luaj në një nivel të ri. Është e vështirë sepse duhet të mësosh një gjuhë të re dhe ai ka filluar të mësoi anglisht”.

Mësohet se Arsenal është klubi anglez që janë të interesuar më se shumti për Golovinin, por interesim për të ka shprehur edhe Chelsea dhe United.


(Kosova Sot)