Sevilla pas sulmuesit të Liverpoolit

  • 19 June 2018 - 18:53
Sevilla pas sulmuesit të Liverpoolit

Sipas mediave spanjolle, Sevilla ka shfaqur interesim për Daniel Sturridge, i cili nuk është në planet e Jurgen Kloppit.

Sturridge ka hasur vazhdimisht në lendime të ndryshme fizike, është huazuar te West Bromwich Albioni në janar, ku arriti të luaj vetëm në gjashtë ndeshje.

Përveç  interesimit të Sevillas nuk mungojnë interesimet nga klubet e tjera, Fenerbahce po ashtu ka shfaqur  interesim për sulmuesin anglez.

(Kosova Sot)