Rusi – Egjipt, pjesë e parë spektakulare

  • 19 June 2018 - 21:10
Rusi – Egjipt, pjesë e parë spektakulare

Një pjesë e parë spektakulare është duke u zhvilluar në mes të Rusisë dhe Egjiptit

Mund të thuhet se është njëra prej pjesëve të para më interesante deri me tani në ndeshjen në mes të Rusisë dhe Egjiptit.

Rusia e ka nisur furishëm pjesën e parë, madje ishte afër që të shënonte por pas minutës së 10 ndeshjën në dorë e mori Egjipti ku statistikat thonë se e kishte posedimin në masën 53 për qind kundrejt 47 të Rusisë.

Megjithatë Rusia ka pasur më shumë goditje në drejtim të portës, gjashtë kurse Egjipti vetëm katër sish.

Vlen të theksojmë se Trezeguet dhe Salah ishin shumë afër shënimit të golit të parë për Egjiptin në këtë kampionat.

 

 

(Kosova Sot)