Salah me shokë përshëndeten nga Botërori, Rusia kalon në raundin tjetër

  • 19 June 2018 - 22:13
Salah me shokë përshëndeten nga Botërori, Rusia kalon në raundin tjetër

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte. Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah pritet të kthehet në shtëpi pasi të luaj atë ndeshjen e fundit për prestigj kundër Arabisë Saudite

Rusia do të jetë skuadra e parë që do të kualifikohen në raundin tjetër në Botërorin që po mbahet në shtëpi të tyre.

Edhe pse ishte menduar që Egjipti do ti sillte vështirësi ekipit rus duke ja komplikuar rrugën për kalim tutje në Botëror, ata sonte nuk kanë arritur ti bëjnë ballë Rusisë e cila në këto dy ndeshje ka treguar se di të jetë shumë e disponuar për lojë.

Pjesa e parë përfundoi e barabartë pa gola, në një pjesë që e dominoi Egjipti me posedim por rastet ishin më të shumta për rusët.

Por, pjesa e dytë foli tërësisht kundër egjiptianëve.

 

(Kosova Sot)