Sarri në Cheslea bashkë me yllin belg

  • 20 June 2018 - 09:03
Sarri në Cheslea bashkë me yllin belg

Maurizio Sarri dëshiron ta bëjë Dries Mertensin blerjen e tij të parë si trajner i Chelseat, sipas Mirror.

Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Chelsean për ta marrë drejtimin e skuadrës blu.

Me vete në “Stamford Bridge” ai dëshiron ta marrë 31-vjeçarin Mertens, i cili momentalisht është me ekipin kombëtar belg në Kupën e Botës në Rusi.

Mertnes i shënoi 22 gola nën urdhrat e Sarrit sezonin e kaluar, duke i ndihmuar Napolit të mbyllë edicionin në vendin e dytë, menjëherë pas kampionit të Serie A, Juventusit. 

(Kosova Sot)