Konfirmohet: Real Madridi e transferon një portier

  • 20 June 2018 - 10:39
Konfirmohet: Real Madridi e transferon një portier

Portieri adoleshent i Ukrainës, Andriy Lunin, do t’i bashkohet Real Madridit, gjatë kësaj vere nga Zorya Luhansk.

Portieri ukrainas e ka ruajtur portën e paprekur në 20 nga 51 ndeshje në dy sezonet e fundit për ekipin e parë të Luhanskit.

I gjatë 1.91 metra, ai është njëri ndër portierët e rinj më të vlerësuar në Evropë dhe do të kalojë në kryeqytetin spanjoll për 14 milionë euro.
 

Image

19-vjeçari do t’i bashkohet ekipit  të parë të Real Madridit në turin parasezonal ku më pas Julen Lopetegui do të vendosë nëse ai është për ekipin e Realit apo jom, raporton Marca.