Pjanic i lumtur që Barcelona po interesohet për të

  • 20 June 2018 - 12:47
Pjanic i lumtur që Barcelona po interesohet për të

Agjenti i Miralem Pjanicit ka thënë se mesfushori i Juventusit është shumë i kënaqur nga interesimi i Barcelonës.

Pjanici është objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë pas dështimit për të transferuar Antoine Griezmannin dhe largimi i Andres Iniestas në drejtim të Japonisë.

“Jemi shumë të kënaqur nga ky interesim”, tha agjenti Michael Becker.

“Ai ka ngjallur interes te shumë klube të mëdha pas gjërave të mira që ka bërë në Juventus”, shtoi agjenti.

“Aktualisht Pjanici është në pushime, nëse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me të, atëherë ata duhet të kontaktojnë Juventusin që të fillojnë bisedimet”.

(Kosova Sot)