Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në rast se kalon në rundin e radhës në rrugë për Evropa Ligë

  • 20 June 2018 - 12:48
Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në rast se kalon në rundin e radhës në rrugë për Evropa Ligë

Prishtina e ka marrë vesh sot se më kë do të përballet në rundin e parë kualifikuese për Evropa Ligën, në rast se së pari e kalon rundin preliminar.

Prishtina do të ndeshet me skuadrën Europa në rundin preliminar.

Prishtina ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir kundër ekipit nga Gjibraltari, Europa, kështu u mësua sot në shortin e hedhur në Nyon.

Ndeshjet e para të rundin preliminar do të zhvillohen më 28 qershor, ndërsa ato të kthimit më 5 korrik.

Rundi i ri preliminar është futur për herë të parë për sezonin 2018/19.

Në rast se e eliminon Europan në rundin preliminar, atëherë në rundin e parë kualifikues skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të ndeshet me ekipin CS Fola Esch nga Luxemburgu.  

(Kosova Sot)