Super mesfushori i Serie A në Arsenal, e konfirmon presidenti i klubit

  • 20 June 2018 - 13:22
Super mesfushori i Serie A në Arsenal, e konfirmon presidenti i klubit

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka konfirmuar se Torreira do t’i bashkohet Arsenalit.

“Ne nuk shesim lojtarë nëse nuk kemi oferta të mëdha, sepse ne nuk kërkojmë për blerës. Kemi talentët tanë të cilët vazhdimisht rriten dhe bëhen të vlefshëm”.

“Torreira? Ai largohet për 30 milionë euro, e kam blerë nga Pescara atë kohë kur askush nuk besonte në të”, tha Ferrero.

“Praet në juventus? Sampdoria është një klub që krijon talenta, është normale që ata kanë dëshirë për të luajtur në ndonjë klub më të madh, por nuk kam nevojë të shes njëherë. Klauzola e tij është 26 milionë euro, respektojmë vullnetin e lojtarit, por ata duhet të paguajnë klauzolën nëse dëshirojnë lojtarin”, përfundoi Presidenti i Sampdorias.

(Kosova Sot)