Victoria Lopyreva, tani edhe specialiste merkatoje

  • 20 June 2018 - 15:53
Victoria Lopyreva, tani edhe specialiste merkatoje

E cilësuar si “Ambasadorja e Kupës së Botës”, modelja e njohur ruse Victyorya Lopyreva nuk ngurron të bëjë as specialisten e merkatos tashmë.

Në një studio televizive sportive, bukuroshja ruse ka folur për të ardhmen e talentit Golovin, që shkëlqeu në ndeshjen hapëse të “Rusi 2018”.

Për futbollistin ka shfaqur interes Juventusi, ndërsa Lopyreva vlerësoi bardhezinjtë si destinacionin ideal për të vijuar karrierën.

“Golovin është një djalosh i jashtëzakonshëm, që do të lërë gjurmë në futboll. Juventusi do të ishte një destiancion perfekt për të. Gjuha është e vetmja që e penalizon, por nuk ka problem, pasi Golovin flet shumë mirë gjuhën e futbollit”, deklaroi Lopyreva.

Image



 

Image
Image



(Kosova Sot)