Roma e shet supermbrojtësin e saj, në alarm gjigantët europian

  • 20 June 2018 - 17:00
Roma e shet supermbrojtësin e saj, në alarm gjigantët europian

Klubi italian, Roma, ka vendosur ta shesë qendërmbrojtësin, Kostas Manolas në këtë verë.

Për shërbimet e tij interesohen disa klube, përfshirë edhe gjigantët Real Madridi,Chelsea dhe Bracelona.

Manolas është bërë njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Romën.

Ai u transferua në Romë nga klubi grek Olympiakos në verën e vitit 2014 për një shumë rreth 15 milionë eurosh.

Corriere dello Sport raporton për një largim të mundshëm të Manolas gjatë kësaj vere, kontrata e grekut skadon në vitin 2022 dhe ka një klauzolë prej 36 milionë eurosh.


(Kosova Sot)