UEFA prapë e shqetësuar me punimet në stadiumin e Prishtinës

  • 20 June 2018 - 17:14
UEFA prapë e shqetësuar me punimet në stadiumin e Prishtinës

Zyrtarët e UEFA mbesin prapë të shqetësuar në FFK’në, MKRS’në dhe punekryesit, ende po zvarritën punimet në stadiumin e Prishtinës

Është mbajtur sot mbledhja e radhës e FFK’së, e cila ka filluar me një minutë heshtje për nder të isha presidentit të FFK,  Fadil Vokrri, derisa ajo është drejtuar nga nënpresidenti Agim Ademi.

Në këtë mbledhje është theksuar se vdekja e presidentit Vokrri është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe jo vetëm.

Por, sipas KE mendon se duhet të vazhdohet edhe më me ngulm në realizimin e projekteve dhe objektivave të saj dhe të gjitha atyre projekteve që i kishte synuar ish-presidenti dhe ky Komitet Ekzekutiv, madje duke ndjerë obligim të dyfishtë.

Kështu KE sot shqyrtoi gjendjen e përgjithshme në futbollin e Kosovës.

 Të martën krerët e FFK-së u takuan me zyrtarë dhe inspektorë të UEFA-së, të cilët vizituan stadiumin e Prishtinës ku shfaqen shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve duke sugjeruar një angazhim më të madh të FFK-së, MKRS dhe punëkryerësit në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë.

KE bisedoi se duhet të vazhdohet me fillimin e implementimit të projekteve të ndërtimit të 12 fushave si dhe Qendrën teknik stërvitore në Obiliq.

 KE gjithsesi mendon se top prioritet edhe më tutje mbetet rinovimi i stadiumit të Prishtinës si domosdoshmëri për ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve të Kombëtares “A”.


(Kosova Sot)