Juventusi e tepron, kërkon shumë para për Pjanicin

  • 20 June 2018 - 18:40
Juventusi e tepron, kërkon shumë para për Pjanicin

Juventusi duket se nuk do ta lë të largohet për pak para Pjanic nga skuadra e tyre

Sipas Tuttosport, Juventusi është duke kërkuar së paku 80 milionë euro për mesfushorin, sidomos nëse atë e kërkon Barcelona.

Barcelona është në treg për një mesfushorë që do të zëvendësonte Andres Iniestan dhe mesfushori boshnjak Pjanic është njëri nga emrat që ata janë duke e marrë në konsideratë.

Megjithatë, Juve nuk dëshiron ta shet atë për asgjë dhe do të kërkojë shumë para për të, derisa për mesfushorin janë të interesuar edhe Real Madrid.


(Kosova Sot)