Kalinic nuk i bie pishman për fjalët kundër Kroacisë

  • 20 June 2018 - 22:33
Kalinic nuk i bie pishman për fjalët kundër Kroacisë

Kroacia u përgatitën për ta falur sulmuesin e Milanit Nikola Kalinic nëse ai do të kërkonte falje, por ai duket se i ka mbyllur të gjitha urat më Kombëtaren e tij

Sulmuesi u kthye në shtëpi nga Botërori 2018 pasi që refuzojë që të hy në lojë në minutat final kur kroatët po fitonin më rezultat 2-0 kundër Nigerisë.

Ai ka thënë se kishte dhimbje shpine, por trajneri dhe lojtarët kanë menduar që ai nuk dëshironte që të ishte pjesë e një zëvendësimi të vonë për Kombëtaren e tij.

Sipas ueb-faqes kroate Bljesak, skuadra ishte gati për ta falur Kalinicin dhe të ecte tutje dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk u zbulua menjëherë kjo storie.

Megjithatë, kur Kalinic refuzoi të kërkojë falje për veprimet e tij, yjet e Kroacisë si Luka Modric dhe Verlan Corluka nuk ju erdhi mirë.

Pas kësaj Kalinic kishte dërguar një mesazh në një grup në Whatsapp duke i uruar tërë skuadrës më të mirën sepse ai do të largohet, por askush nuk i ishte përgjigjur. 

 

(Kosova Sot)