Koha që të shfaqet Leo Messi, tri ndeshjet e programuara për ditën e sotme

  • 21 June 2018 - 10:12
Koha që të shfaqet Leo Messi, tri ndeshjet e programuara për ditën e sotme

?Kupa e Botës vazhdon të mos dhurojë atë shkëlqimin, pasi gjatë ditës së djeshme u shënuan vetëm tre gola, ku tri skuadra fituan me rezultat të ngjashëm minimal 1-0.

Adhuruesit e futbollit shpresojnë që sot të mos ndodhë kjo. E gjithë vëmendja është te ndeshja mbrëmjes mes Argjentinës e Kroacisë, e vlefshme për Grupin D.

Pas barazimit me Islandën, Leo Messi do të tentojë ta ndihmojë Argjentinën të marrë pikët e plota kundër Kroacisë, pasi në të kundërtën – gjithçka do të vështirësohej edhe më shumë për vazhdimin në Botëror.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00.

Dy takimet tjera do të zhvillohen nga 14:00, Danimarka – Australia, dhe nga ora 17:00, Franca – Peru, të vlefshme për Grupin C

(Kosova Sot)