Vjen tatuazhi i çmendur i tifozit të Kane pas golit në shtesë

  • 21 June 2018 - 10:15
Vjen tatuazhi i çmendur i tifozit të Kane pas golit në shtesë

Sean, është tifozi që ka vendosur të bëjë tatuazh momentin e shënimit të golit të fitores së Harry Kane. AI e ka bërë këtë në prapanicë.

Anglia fitoi 2-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë të Botërorit “Rusi 2018”, por goli i fitores për “3 luanët” erdhi në minutën e 91-të nga sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Një tifoz i Hotspurs dhe i Anglisë, ka vendosur ta festojë këtë triumf në mënyrën më të veçantë, duke e bërë minutën e 91-të dhe emrin e sulmuesin tatuzh në pjesën e pasme (në tule).

“Duke pritur golin e fitores, fillimisht kisha vendosur që të pija me një frymë një birrë dhe më pas të bëja një tatuazh. Nuk jam penduar që e kam bërë atë”, tha Sean, tifozi që ka vendosur të bëjë tatuazh momentin e shënimit të golit të fitores së Harry Kane.

Anglia ndeshjen e radhës e zhvillon me 24 qershor me Panamanë ndërsa me 28 qershor me Belgjikën. 

(Kosova Sot)