Neymar shpreson të shohë një tjetër Brazil kundër Kosta Rikës

  • 21 June 2018 - 10:17
Neymar shpreson të shohë një tjetër Brazil kundër Kosta Rikës

Neymar është gati për lojë, ai kërkon nga e gjithë skuadra që të ndërrojë fytyrën kundër Kosta Rikës.

Ylli brazilian, Neymar, synon të përmirësojë paraqitjen kundër Kosta Rikës të premten, pas ndeshjes jo të mirë në sfidën e parë në Kupën e Botës e vlefshme për Grupin E kundër Zvicrës.

Pas ndeshjes me Zvicrën, Neymari shpërtheu ndaj gjyqtarëve, duke thënë “ata duhet ta bëjnë punën e tyre”.

Si pasojë e ndërhyrjeve të shumta, Neymari ditë më parë frikësoi gjithë Brazilin, duke u larguar para kohe nga stërvitjet. Por, ai dje është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe tani synon që të bëjë paraqitje sa më të mirë kundër Kosta Rikës.

“Shpresoj të luajmë ndeshje më të mirë se në debutim kundër Zvicrës dhe duam që të fitojmë”, tha Neymari.

“Duam të luajmë mirë. Kemi parë lojën e tyre, edhe pse më e rëndësishme është që ne të bëjmë lojën tonë”.

Pas Kosta Rikës, Brazil do të luajë në Grupin E me Serbinë në Moskë. 

(Kosova Sot)