Nainggolan shumë afër Interit

  • 21 June 2018 - 10:20
Nainggolan shumë afër Interit

Nainggolan me shumë gjasa do ta veshë fanellën e Interit sezonin 2018/19.

Radja Nainggolan është afër që t’i bashkohet Interit për një shumë të konsiderueshme plus Roma do të marrë edhe një lojtar, raporton Sky Sports Italia.

Roma do të pranojë 24 milionë euro dhe lojtarin e ri Nicolo Zaniolo si dhe mbrojtësin e djathtë, Davide Santon.

Me këto para, Roma do të tentojë ta blejë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore, për rreth 24 milionë euro. 

(Kosova Sot)