“Ronaldo si vera, vitet kalojnë ai bëhet më i mirë”

  • 21 June 2018 - 10:51
“Ronaldo si vera, vitet kalojnë ai bëhet më i mirë”

Pasi ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para në Botëror, trajneri i Portugalisë u shfaq tejet i lumtur pas takimit me Marokun.

Sërish lojtari i ndeshjes ishte padyshim Cristiano Ronaldo, që shënoi golin e katërt në 2 takimet e para. 

Trajneri Santos tha fjalë të mëdha pas ndeshjes për sulmuesin e Real Madridit.

“Ai është si vera, vitet kalojnë dhe ai bëhet më i mirë”, tha Santos, i cili me shaka u shpreh edhe se Ronaldo është një trajner i madh.

“Ai e di si të përsos kualitetin dhe moshën e tij më së miri. Ai po evoluon vazhdimisht në kundërshtim me lojtarët tjerë”.

“Ai e njeh vetën dhe e di se çfarë mund të bëjë. Ajo që ai po bën tani, nuk është ajo që ka bërë tre apo katër vite më parë”, shtoi Santos.

(Kosova Sot)