“Messi nuk është fajtori i vetëm: ai ka gabuar, unë kam gabuar – të gjithë kemi gabuar”

  • 21 June 2018 - 12:04
“Messi nuk është fajtori i vetëm: ai ka gabuar, unë kam gabuar – të gjithë kemi gabuar”

?“Mos e fajësoni vetëm Messin”, është mesazhi i Sampaolit para ndeshjes me Kroacinë, disa ditë pas paraqitjes zhgënjyese kundër Islandës, ku Argjentina mori vetëm një pikë.

Argjentina nuk e ka nisur mirë Botërorin në Rusi, duke barazuar në takimin e parë 1-1 me Islandën.

Lionel Messi është duke u parë si fajtori kryesor, pas paraqitjes jo të mirë dhe dështimit nga pika e bardhë që do t’ia kishte dhuruar tri pikë atyre.

Por, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, i ka dalë në ndihmë ylit të Barcelonës/

“Messi nuk është fajtori i vetëm. Kur ai shënon, e gjithë Argjentina feston, kështu që kur ai dështon, nuk mund t’i gjuhemi vetëm atij... është e lehtë për ta menduar këtë”, tha Jorge Sampaoli para ndeshjes së dytë në Grupin D, kundër Kroacisë.

“I kam thënë ‘Kjo është Kupa e Botës e 40 milionë (argjentinasve). Ju bëtë gabim, unë kam bërë gabim, të gjithë kemi bërë gabime’... ekipi duhet të jetë i bashkuar kur gjërat shkojnë mirë dhe kur shkojnë keq”, shtoi ai.

Argjentina do të kërkojë këndelljen kundër Kroacisë, që është lider i Grupit D me 3 pikë. Kjo supersfidë zhvillohet sonte nga ora 20:00.

(Kosova Sot)