“Luftë” mes Barcelonës e Chelseat për Pjanicin

  • 21 June 2018 - 12:15
“Luftë” mes Barcelonës e Chelseat për Pjanicin

Chelsea ka hy në garë për Miralem Pjanicin.

Chelsea është i gatshëm të rivalizojë Barcelonën për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, raporton “Corriere dello Sport”.

Maurizio Sarri, që pritet të emërohet trajner i “Bluve të Londrës”, e sheh mesfushorin boshnjak si zëvendësuesin e duhur të Cesc Fabregas.

Sipas mediave italiane, Juve nuk do të heqë dorë nga Pjanic për më pak se 70 milionë euro, shifër e përballueshme për Barcelonën, që kërkon të forcojë mesfushën pas dështimit të Antoine Griezmann.

(Kosova Sot)