Arsenali e kërkon mesfushorin e Sevillas

  • 21 June 2018 - 12:31
Arsenali e kërkon mesfushorin e Sevillas

Emery e do Banegan te Arsenali

Arsenali do të provojë të nënshkruajë me mesfushorin e Sevillas, Ever Banegan, ka raportuar Gazzeta dello Sport.

Trajneri i ri u ‘Gunners’, Unai Emery ka punuar me argjentinasin gjatë kohës sa ishte në Sevilla dhe tani kërkon një ribashkim me të në Emirates.

Agjenti i Banegas, Marcelo Simonian, pritet të udhëtojë në ditët e ardhshme drejt Londrës për të biseduar me Arsenalin. 

(Kosova Sot)