“Messi? Çfarë mund të them për të, që nuk e dini tashmë”

  • 21 June 2018 - 13:45
“Messi? Çfarë mund të them për të, që nuk e dini tashmë”

Rakitic shpreson që Messi mos ta ketë ditën kundër Kroacisë. Ai thotë se fituesi i pesë Topave të Artë është më i miri i të gjitha kohërave.

Shoku i Lionel Messit te Barcelona, Ivan Rakitic, parashikon një Argjentinë ndryshe pas barazimit 1-1 ndaj Islandës.

“Duhet të marrim parasysh se Argjentina do të jetë shumë agresive në fushë”, deklaroi Rakitic.

“Duhet të punojmë nga minuta e parë e deri tek e fundit. Duhet t’ia bëjmë të vështirë. Ata nuk duhet ta shijojnë atë ndeshje”, shtoi ai.

Messi është vërshuar nga kritikat pas ndeshjes së parë në Rusi ku humbi edhe penallti, por të kundërtën e thotë Rakitic.

“Messi? Çfarë mund të them për të, që nuk e dini tashmë”, u shpreh kroati, duke vazhduar: “Po e përsëris, për mua Messi është më i miri i të gjitha kohërave”. 


(Kosova Sot)