Mesazhi i Xhakës para ndeshjes me Serbinë

  • 21 June 2018 - 14:37
Mesazhi i Xhakës para ndeshjes me Serbinë

Xhaka është i gatshëm për ndeshjen me Serbinë që zhvillohet të premten mbrëma.

Takimi ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës nuk po e lë indiferent askënd këtyre ditëve dhe futbollisti i Arsenalit Granit Xhaka, nëpërmjet një postimi në Instagram, u ka dërguar mesazh tifozëve.

Xhaka, futbollisti me prejardhje nga Kosova, që luajti në barazimin 1-1 me Brazilin, ka thënë se Zvicra është e gatshme për “të luftuar” kundër Serbisë.

“Absolutisht i përqendruar dhe i gatshëm për të luftuar ne ndeshjen tonë të ardhshme. Kurrë mos hiqni dorë, gjithmonë luftoni”, ka shkruar Xhaka.

Ndeshja mes Serbisë e Zvicrës zhvillohet të premten nga ora 20:00.

Image

 

(Kosova Sot)