Kampionët nisen për ndeshjen historike

  • 21 June 2018 - 15:15
Kampionët nisen për ndeshjen historike

Kampioni i Kosovës, Drita, sonte do të udhëtojë drejt Gjibraltarit, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndërkombëtare (zyrtare) në historinë e saj dhe atë në Ligën e Kampionëve.

“Skuadra jonë për disa ditë do të akomodohet në shtetin e Gjibraltarit ku me datë 26.06.2018 do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet, Champions League. Ndeshja do të zhvillohet në ‘Victoria Stadium’ nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njëherësh është kampione e Andorrës”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase në rrjetin social Facebook .


(Kosova Sot)