Fred nga sot zyrtarisht lojtar i Manchester United

  • 21 June 2018 - 17:21
Fred nga sot zyrtarisht lojtar i Manchester United

Manchester sot e ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Shakhtar Donetsk, brazilianin Fred

Në fakt United kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin para afër 4 javëve por sot edhe zyrtarisht kanë njoftuar që kanë përfunduar trasferin e tij.

Sipas Sky Sports Fred ka kaluar në Manchester për një shumë rreth 52 milionë funte, plus bonuse.

“Ky është klubi më i madh në botë dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre të mahnitshme. Të punosh me Jose Mourinho, i cili ka fituar kaq shumë trofe si trajner, është një mundësi që nuk bën ta humbasësh”, ka thënë Fred për faqen e klubit.

“Mezi pres që të takohem e shokët e skuadrës. Gjithashtu dua ti falënderoi të gjithë në Shakhtar Donetsk për gjithçka kanë bërë për mua për pesë vite më radhë. Jam shumë i lumtur dhe se tani do të fokusohem me Brazilin në Botëror”.


(Kosova Sot)