Martial duhet të largohet nga Manchester United?

  • 21 June 2018 - 17:30
Martial duhet të largohet nga Manchester United?

Raportohet se Juventusi do të takohet me Manchester Unitedin në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen e Anthony Martialit.

Martial kaloi nga Monaco në Manchester në verën e vitit 2015. Pas një stinori të mirë në fillim, francezi gradualisht humbi vendin e tij si startues në skuadrën e ‘Djajve të kuq’.

Agjenti i sulmuesit tashmë e ka bërë të qartë dëshirën e klientit të tij për t’u larguar nga klubi këtë verë dhe Unitedi nuk janë të kënaqur me këtë sjellje.

Në garë për Martialin është futur edhe Tottenhami.


(Kosova Sot)