Nuk gabon Franca, pjesë e parë e sigurt kundër Perusë

  • 21 June 2018 - 18:22
Nuk gabon Franca, pjesë e parë e sigurt kundër Perusë

Franca ka luajtur një pjesë të parë shumë të mirë dhe të matur kundër skuadrës se Amerikës Jugore, Peru

Francezët janë duke bërë një ndeshje tepër të mirë kundër Perusë dhe janë duke udhëhequr më rezultat 1-0.

Një pjesë e parë shumë e mirë nga djemtë e Diedier Dechamps që i kanë dhënë shumë pak hapësirë peruanëve për të sulmuar dhe kanë arritur që të avancojnë më rezultat 1-0.

Lloris bëri një intervenim të mirë në minutën e 31’të ku ndalo një goditje të Guerreros.

Tre minuta më vonë Mbappe shënon golin e parë për Francën.

Franca kishte edhe dy dalje të mira përpara deri në fund të pjesës së parë por aksionet e tyre u ndalën me sukses nga peruanët.


(Kosova Sot)