Deputeti i Kosovës s’e quan befasi fitoren e Kroacisë

  • 21 June 2018 - 22:49
Deputeti i Kosovës s’e quan befasi fitoren e Kroacisë

Nëse dikush ka pasur dyshime në Kroacinë sonte, këtë nuk e ka pasur një deputet i Kosovës

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdigjiku ka bërë një status në facebook ku ka treguar se për të nuk është fare befasi fitorja e Kroacisë në këtë ndeshje.

Abdigjiku ka bërë thirrje që Kosova duhet ta ndjek shembullin e Kroacisë në sport, politikë dhe ekonomi.

Ky është postimi i tij. 

Kroacia, vend ballkanik me veç 4.1 milion banorë.

Bënë luftë, e fituan atë. Bënë shtet, arrestuan për korrupsion edhe kryeministrin e vet. U bënë vend i NATO-s e BE-së për më pak se 20 vjet.

Sot gjunjëzojnë superfuqitë e futbollit në botë. Lojtarët e saj bëjnë mesfushën e Realit e Barcës; sulmin e Juves e Interit, mbrojtjen e Liverpoolit e Atleticos. Zero befasi.

Një shtet model për ne.

Në sport, politikë e ekonomi.

 

(Kosova Sot)