Fillon festa në Zhegër, stoliset me flamuj të Zvicrës (Foto)

  • 22 June 2018 - 09:12
Fillon festa në Zhegër, stoliset me flamuj të Zvicrës (Foto)

Sot në kuadër të Botërorit pritet që Zvicra të luaj kundër Serbisë

Kurse festa ka filluar në Kosovë.

E tërë Zhegra, vendlindja e talentit të Zvicrës Xherdan Shaqiri është stolisur me flamuj të Zvicrës të cilët i kanë mbushur rrugët.

Fotoja është paraqitur në faqen e Twitter Kosovan Football, ku thuhet se Zhegra ka filluar festën për ndeshjen e kundër Serbisë.

Ndryshe, Zvicra në ndeshjen e parë barazoi me Brazilin pas një paraqitje tepër të mirë të Valon Behramit.

Ndërkohë Serbia fitojë më fat kundër Kosta Rikës.

Zvicra – Serbi zhvillohet sot në ora 20:00. 

 

Image

 

(Kosova Sot)