Sampaoli e fajëson gjithë Argjentinën vetëm për ta mbrojtur Messin se është më i mirë se Ronaldo

  • 22 June 2018 - 09:23
Sampaoli e fajëson gjithë Argjentinën vetëm për ta mbrojtur Messin se është më i mirë se Ronaldo

Sampaoli ka thënë se paraqitjet e Messit në Botëror nuk duhet të krahasohen me të Ronaldos për shkak të skuadrave të ndryshme, pasi sipas tij, Leo nuk mundet ta japë më të mirën me lojtarët e tanishëm të Argjentinës.

Përderisa Cristiano Ronaldo po shkëlqen në Botëror, Lionel Messi po vuan me Argjentinën. Por, besoni apo jo, Jorge Sampaoli e ka mbrojtur 10-shim magjik të Barcelonës, duke nënçmuar në njëfarë mënyre gjithë futbollistët tjerë, ani pse është vet trajner.

Messi, që humbi penalltinë në takimin e parë me Islandën, ishte i frustruar kundër Kroacisë, ku të besuarit e Sampaolit humbën 3-0.

“Ronaldo është lojtar i shkëlqyer, mjafton të shikoni se çfarë ka arritur në karrierë”, tha Sampaoli.

“Tani për tani, nuk duhet t'i krahasojmë këta dy lojtarë. Me realitetin e skuadrës së Argjentinës, ia pamundëson Leos që të shkëlqejë”.

“Ai është i kufizuar, sepse skuadra nuk shkon me të në mënyrë ideale, ashtu siç duhet. Si trajnerë, duhet të merremi me këtë”, theksoi mes tjerash Sampaoli. 

 

(Kosova Sot)