Te Ferrari optimistë për fitore: Pista e Francës na përshtatet

  • 22 June 2018 - 11:02
Te Ferrari optimistë për fitore: Pista e Francës na përshtatet

Vettel ka shumë besim te një sukses edhe këtë fundjavë në Francë, në garën që do të zhvillohet në pistën e Le Castellet, gara e radhës e Botërorit të Formula 1.

Kjo është një pistë e panjohur për mjaft pilotë, pasi aty do të garohet pas 28 vitesh mungesë.

“Deri më tani, makina ka funksionuar mjaft mirë në çdo pistë dhe jemi të kënaqur. Në provat e lira do të jemi të gjithë të barabartë, ndaj shoh ndonjë arsye për të patur frikë. Asfalti është i ri dhe pista e rregulluar së fundi”, tha Sebastian Vettel.

Piloti gjerman synon të ruajë kryesimin e botërorit, madje të thellojë diferencën me Hamilton.

“Fakti që kemi qenë kompetitivë thuajse në të gjitha pistat është një lajm i mirë, që na bën optimist për këtë sezon”, u shpreh më tej piloti gjerman.

Besim në një sukses në këtë pistë ka edhe Kimi Raikkonen, që kërkon fitoren e parë me “kokëkuqen” këtë sezon: “Mendoj se është një gjë e mirë që garohet në një pistë të re, pasi mund të kemi shumë të papritura e surpriza. E njoh disi këtë pistë, ndaj shpresoj te fitorja”.

 

 

(Kosova Sot)