Aguero i kundërpërgjigjet trajnerit të Argjentinës: “Mund të thotë atë që dëshiron”

  • 22 June 2018 - 11:50
Aguero i kundërpërgjigjet trajnerit të Argjentinës: “Mund të thotë atë që dëshiron”

Sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, synonte trajnerin e tij, Jorge Sampaoli, në deklaratën e bërë pas disfatës 3-0 të së enjtes kundër Kroacisë, në Kupën e Botës.

Albiceleste qëndrojnë tashmë në prag të eliminimit të hershëm nga turneu, pasi kanë fituar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para.

Ndërsa barazimi 1-1 me Islandën nuk ishte ideal, humbja dërrmuese ndaj Kroacisë në “Nizhny Novgorod” ishte shumë më e dëmshme dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi planin e lojës së Sampaolit.

“Çdo gjë që ndodh me ekipin dhe rënien e lojtarëve në formë është pasojë e drejtimit. Plani kundër Kroacisë nuk ka funksionuar”, tha trajneri i Argjentinës, pas ndeshjes.

“Unë kam qenë shumë shpresëdhënës, humbjen e vuaj shumë, por në mënyrë të qartë nuk e kam lexuar lojën si duhet”.

Megjithëse Sampaoli fajësoi veten, një prezantues i “TyC Sports” tha për Agueron se menaxheri i tij kishte thënë se lojtarët nuk arritën të përshtateshin me taktikat e trajnerit, duke e zhvendosur kështu fajin mbi të. Kur u tha rreth pohimit të Sampaolit, Aguero i tha “TyC Sports”: “Ai mund të thotë atë që dëshiron”.

Ndërsa fjalët e trajnerit ishin pak të përdredhura, shkarkimi i Agueros nuk do të ishte mirë për unitetin e ekipit përpara një ndeshjeje të domosdoshme për t’u fituar të martën, ndaj Nigerisë.

Aguero luajti 54 minuta të ndeshjes së enjtes, para se të zëvendësohej me Gonzalo Higuain, që nuk ndryshoi pothuajse asgjë në pjesën e dytë.

 

(Kosova Sot)