Strakosha afër Liverpoolit

  • 22 June 2018 - 11:56
Strakosha afër Liverpoolit

Liverpooli është afër transferimit të portierit shqiptar, Tomas Strakosha nga Lazio.

Trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp, është në kërkim të një portieri të ri gjatë kësaj vere, me Simon Mignoletin që pritet të largohet nga klubi dhe dyshimet për të ardhmen e Loris Kariusit, pas gabimeve në finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli është lidhur me një transferim të Alissonit të Romës, por Strakosha është një tjetër portier që mbetet në listën e klubit anglez dhe sipas Calciomercatos, “Të kuqtë” kanë mundësi të mirë për transferimin e tij.

Calciomercato raporton se Lazio është afër të sigurojë zëvendësimin e Strakoshës. Ata pritet të transferojnë Silvio Proton nga Olympiacosi.

Portieri i kuqezinjve ishte i rregullt te Lazio sezonin e kaluar, duke realizuar 53 paraqitje në të gjitha garat.

 

(Kosova Sot)