Berberi në Serbi bëhet hit me prerjet e flokëve me fytyrë të Messit

  • 22 June 2018 - 13:53
Berberi në Serbi bëhet hit me prerjet e flokëve me fytyrë të Messit

Lionel Messi padyshim se do të mbetet gjatë në historinë e futbollit botëror, si më i miri i të gjitha kohërave, por një çmenduri e radhës që përfshin lojtarin e Barcelonës është ndoshta pak e tepërt.

Është fjala për një berber në Serbi, i cili po ua shkurton flokët njerëzve me fytyrën e Lionel Messi.

Sipas njeriut që po i krijon këto portrete të çuditshme, një prerje e tillë kushton 150 euro.

Mario Hvala gjithashtu thotë se për ta bërë një prerje të tillë të portretit të Messit merr rreth 7 orë kohë.

Përveç Messit, ai mund ta bëjë edhe portretin e Ronaldos. E shumë njerëz kanë paguar 150 euro për ta bërë një portret të tillë në flokë.

Image

 

(Kosova Sot)