Zyrtare: Van Bommel trajner i PSV-së

  • 22 June 2018 - 15:29
Zyrtare: Van Bommel trajner i PSV-së

PSV-ja e ka zyrtarizuar ish-lojtarin e Milanit, Mark van Bommel si trajner të saj.

Van Bommel zëvendëson Philip Cocun dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me gjigantët holandez.

Legjenda e Bayern Munich, ishte lojtar i PSV-së nga viti 1999 deri në vitin 2005 ku u transferua te Barcelona dhe qëndroi vetëm një vit, për të kaluar te Bayern Munich, derisa ka luajtur edhe për Milanin. 

(Kosova Sot)