Beckham: Ja çka mësova në Milan

  • 22 June 2018 - 16:35
Beckham: Ja çka mësova në Milan

Davide Beckham tregon se ai ka mësuar rëndësinë e historisë sa ishte pjesë e Milanit.

Beckham luajti për Milanin gjatë vitit 2009 dhe 2010, si i huazuar nga LA Galaxy. Ai bëri 29 paraqitje dhe shënoi dy gola për ekipin italian.

Ish-mesfushori anglez ka rikujtuar atmosferën speciale në Milan.                                      

“E dini se çka kam mësuar në Milan? Rëndësinë e historisë, e cila shkon përtej asaj që mund ta prekësh me dorë”, tha ai për Corriera della Sera.

“Milanello, qendra stërvitore, nuk ishte më e avancuara në botë në bazë të infrastrukturës. Ishte shumë e mirë, por aty nuk kishte diçka të atillë si ‘fiksim shkencor’, por e dija që nga dita e parë se isha duke thithur një histori të një klubi të madh”.

“Historia është një vlerë, nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh. Krijon një atmosferë speciale. Qëndroja tërë ditën në Milanello, nga mëngjesi deri në gjashtë të mbrëmjes”.

“Ishte një vend special, po ashtu edhe njerëzit që punonin aty. Ajo eksperiencë më mësoi një leksion tjetër të futbollit, autencitetin”.

(Kosova Sot)