Këtë nuk e patë: Neymar u përlesh keq me referin

  • 22 June 2018 - 16:36
Këtë nuk e patë: Neymar u përlesh keq me referin

Superylli i Brazlit, Neymar, është kritikuar nga tifozët për përleshjen që pati me referin pas pjesës së parë, në përballjen me Kosta Rikën.

Sulmuesi i PSG-së, kritikoi referin për faullet që nuk ia ndali gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

Neymar vendosi që ta merrte në dorë vetë situatën pas fishkëllimës së pjesës së parë.

Pamje të publikuara nga ITV Sport e shfaqin 26 vjeçarin duke e pritur referin në tunel, dhe më pas duke u përleshur me të. 

(Kosova Sot)