Sfida shqiptaro-serbe apo Zvicër-Serbi 0:1

  • 22 June 2018 - 20:23
Sfida shqiptaro-serbe apo Zvicër-Serbi 0:1

10’ Blerim Xhemaili humbë një rast të pastër, nga afërsia gjuajti jashtë portës.

8’ Shaqiri orvatet me mish e më shpirt për të barazuar rezultatin.

6’ Aleksandar Mitroviq shënon me kokë nga afërsia dhe krejt në saje të mos reagimit si duhet të mbrojtjes së Zvicrës.

5’ Mitroviq me kokë nga afërsia, por portieri Sommer tregoi klasin e tij, duke shpëtuar gol të sigurt.

4’ Granti Xhaka nga 30 metra goditi bukur por për fat të keq të tij shkoi mbi portën e Stojkoviqit.

2’ Shaqiri ruhet nga Kolarov.

1’ Ndeshje me emocione, Zvicra kërkon pikë të plota pas barazimit 1:1 me Brazilin.

Filloi ndeshja e madhe, më shumë se ndeshje. Zvicra përpara.

Atmosferë e jashtëzakonshme në Kaliningrad, Shaqiri me shokë në fushë intonon himnin e Zvicrës.

Intonohet himni.  Valon Behrami qeshet.

Futbollistët dalin në fushë.

Kombëtarja e Serbisë dhe Përfaqësuesja e Zvicrës kanë mbërritur në stadiumin e Kaliningradit, pak minuta para fillimit të ndeshjes.

Në videon që sjellë FIFA në Twitter, shfaqet vetëm Valon Behrami nga futbollistët shqiptarë.

Behrami shihet i përqendruar, i qetë dhe i gatshëm për ndeshjen kundër Serbisë.

(Kosova Sot)