Vajtojnë serbët, akuzojnë referin gjerman për humbjen e ndeshjes

  • 22 June 2018 - 22:46
Vajtojnë serbët, akuzojnë referin gjerman për humbjen e ndeshjes

Serbia ka humbur ndeshjen kundër Zvicrës me dy golat e shqiptarëve të ekipit të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Mediat serbe kanë gjetur ‘fajtorin’ që nuk morën asnjë pikë në këtë ndeshje.

Sipas telegraf.rs fajin për humbjen e Serbisë e ka referi gjerman, Judge Brih.

Brih, thuhet se dëmtoi Serbinë duke mos reaguar në një faul kundër Mitrovic.

Patjetër në këtë mes u përmenden edhe kartonët e verdhë ndaj Matic, Milivojevic dhe Milinkovic Savic të cilat sipas telegraf.rs, ndikuan në lojën e gjithë ekipit.

(Kosova Sot)