“Kallen” mediat serbe: Ja reagimi i tyre kundër shqiponjës së Granit Xhakës

  • 22 June 2018 - 23:27
“Kallen” mediat serbe: Ja reagimi i tyre kundër shqiponjës së Granit Xhakës

Pas fitorës 2 me 1 nga Zvicra kundër Serbisë shoveniste, mediat serbe kanë filluar të shkruajnë ashtu si e kanë zakon për shqiptarët.

Nuk kanë se si të shkruajnë mirë për lojën serbe, por nga turpi ata kundërshtojnë shqiptarët që luajnë për Zvicrën.

Kësaj radhe po e marrim një citat të një medies serbe kundër Granit Xhakës.

Goli i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka dhe festa e tij me shqiponjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

“Blic.rs” e ka quajtur festën e Xhakaës pas golit si një provokim të turpshëm nga ana e mesfushorit të Zvicrës.

“Xhaka barazon dhe provokon turpshëm. Shaqiri goditi traversën e portës”, shkruan media serbe.

(Kosova Sot)