Xhaka dhe Shaqiri bombardojnë Serbinë

  • 23 June 2018 - 09:13
Xhaka dhe Shaqiri bombardojnë Serbinë

DY YJET SHQIPTARË VENDIMTARË PËR ZVICRËN

Granit Xhaka, me një supergol dhe Xherdan Shaqiri me një tjetër në minutën e 90-të, e kanë fundosur Serbinë, duke e mposhtur 2:1 dhe duke i dhënë fitoren e parë Zvicrës në këtë Botëror. Të dy kanë festuar duke bërë shqiponjën

Zvicra arriti të mposhtë Serbinë me përmbysje në ndeshjen e dytë të Grupit E dhe t'i bashkohet Brazilit në krye të renditjes, në kuotën e katër pikëve. Xhaka dhe Shaqiri ishin më të merituarit për këtë sukses. Skuadra ballkanase e nisi mjaft mirë takimin, duke shënuar gol që në minutën e tretë, me anë të sulmuesit Mitroviq dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Gjithsesi helvetët reaguan në 45-minutëshin e dytë dhe protagonistë u bënë dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Fillimisht mesfushori që luan për Arsenalin, shënoi një supergol, me një goditje fantastike nga distanca dhe më pas, në minutën e fundit, ishte Xherdan Shaqiri, që pas një sprinti të jashtëzakonshëm, mposhti për herë të dytëportierin e Serbisë dhe i dha fitoren Zvicrës. Që të dy futbollistët nxehën edhe më shumë ambientin në stadium pasi festuan gjatë duke bërë shqiponjën, që u ngrit të fluturojë edhe në Rusi.

Kjo ishte fitorja e parë e Zvicrës në këtë Botëror. portierin e Serbisë dhe i dha fitoren Zvicrës. Që të dy futbollistët nxehën edhe më shumë ambientin në stadium pasi festuan gjatë duke bërë shqiponjën, që u ngrit të fluturojë edhe në Rusi. Kjo ishte fitorja e parë e Zvicrës në këtë Botëror. 

(Kosova Sot)