Mbetet pa fjalë gazetari zviceran: Gjilani e festoi fitoren sikurse Cyrihu

  • 23 June 2018 - 10:22
Mbetet pa fjalë gazetari zviceran: Gjilani e festoi fitoren sikurse Cyrihu

Në Kosovë, i njohur edhe si “kantoni i 27-të i Zvicrës” – tifozët shqiptarë të futbollit e kanë festuar fitoren e Kombëtares zvicerane kundër serbëve.

Gazetari zviceran i “Aargauer Zeitumg” dhe bashkëkombësja jonë Melani Alilaj, kanë raportuar nga festa e qytetarëve të Gjilanit, nga vendlindja e shënuesit të golit të fitores, Xherdan Shaqiri.

Gazetari shpjegon se me fishkëllimën përfundimtare të gjyqtarit në ndeshjen Zvicër-Serbi, tifozët jo vetëm që brohoritën në Cyrih, Bernë apo Gjenevë, ata ishin të “çuditshëm” edhe në Gjilanin e Kosovës.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores. Duhet ta dini se: Gjilani është vendlindja e ndërkombëtarit zviceran me prejardhje shqiptare. Në vitin 2014, qyteti e shpalli birin e tij të famshëm, qytetar nderi, raporton Albinfo.

“Jemi duke festuar për zviceranët”, thotë një grua e stërlumtur në rrugët e Gjilanit. Veturat i bien borisë, njerëzit këndojnë. Qyteti i Gjilanit i ka tejkaluar të gjithë kufinjtë. Rruga kryesore është e bllokuar. Një tifoz mban trikonë e Shaqirit. Shaqa ishte lojtari i ndeshjes.

Gjithçka të përkujton sikurse në Langstrasse të Cyrihut, ku pas përfundimit të ndeshjes filloi festa, fishekzjarret nuk kishin të ndalur.

(Kosova Sot)