Kapiteni i Zvicrës me fjalë të mëdha për Shaqirin, që e shtyri edhe atë ta bëjë shqiponjën

  • 23 June 2018 - 10:24
Kapiteni i Zvicrës me fjalë të mëdha për Shaqirin, që e shtyri edhe atë ta bëjë shqiponjën

Lichsteiner ka lavdëruar Shaqirin, pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Serbisë.

Transferimi i ri i Arsenalit, Stephan Lichsteiner, e ka lavdëruar anësorin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, pas golit të fitores kundër Serbisë.

“Jam shumë i lumtur për Shaqirin. Shumë i lumtur. Ai luajti shumë mirë, ashtu si edhe gjithë lojtarët tjerë”, tha Lichsteiner.

Kapiteni i Zvicrës gjithashtu foli edhe për festimin e Xhakës e Shaqirit duke bërë shqiponjën, duke thënë se “është diçka normale”, teksa nuk hezitoi të thotë se “Serbia provokoi shqiptarët para takimit”.

(Kosova Sot)