Petkoviq me fjalë të mëdha për Shaqirin pas golit kundër Serbisë

  • 23 June 2018 - 10:36
Petkoviq me fjalë të mëdha për Shaqirin pas golit kundër Serbisë

?Petkoviq ka pasur vetëm fjalë të mira për Shaqirin, që ia dhuroi tri pikë Zvicrës.

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për paraqitjen në fitoren prej 2-1 ndaj Serbisë.

Ishin Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që e mposhtën Serbinë në Rusi, duke shënuar të dy golat për Zvicrën, për ta përmbysur rezultatin.

“Besoj se ai zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme. Ai ka një dëshirë të zjarrtë për të luajtur futboll, ai dëshiron t’i futet punës dhe të bëjë punën më të vështirë, dhe kjo vlen edhe për ndeshjen e ardhshme. Ai me të vërtetë mbaroi ndeshjen me efektivitet të lartë”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka bërë thirrje që politika duhet të qëndrojë gjithmonë jashtë sportit. 

(Kosova Sot)