The Guardian: Festimi i Xhakës dhe Shaqirit me shqiponje sjellin politikën e Ballkanit në Kampionatin Botëror

  • 23 June 2018 - 11:09
The Guardian: Festimi i Xhakës dhe Shaqirit me shqiponje sjellin politikën e Ballkanit në Kampionatin Botëror

Lojtarët e Zvicrës me origjinë shqiptare, kanë ngritur tensionet me Serbinë duke bërë simbole nacionaliste sipas The Guardian.
Xherdan Shaqiri ka siguruar fitoren kundër Serbisë. Futbollistët zviceran Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të ngrisin tensione politike në Ballkan pasi që ata kanë bërë simbolin e shqiponjës simbol i shqiptarëve për të festuar gollet e tyre kundër Serbisë, kështu shkruan The Guardian një ditë pas lojës me Serbinë.

Të dytë janë me prejardhje nga Kosova, ndërsa janë rritur në Zvicër, ata e kishin kthyer lojën e së premtes në favor të tyre, pasi që në pjesën e parë Aleksandar Mitrovic kishte dërguar në epërsi Serbinë.

Gjesti mund të ngrisë tensione sipas The Guardian në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

The Guardian ka shkruar se Shaqiri ka lindur në Kosovë, vend ky i cili ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe tensionet në mes dy vende vazhdojnë edhe sot. Prindërit e Xhakës janë nga Kosova, dhe janë shqiptarë. Babai i Xhakës është arrestuar në kohën e ish Jugosllavisë, pasi që ka lobuar për pavarësinë e Kosovës.

Shaqiri i cili luan për Stoke City, ka folur pas lojës duke u shprehur për festimin e tij për shqiponje ka thënë se “është vetëm një emocion” kur është pyetur për mënyrën se si ka festuar.

“Unë besoj mendoj që në futboll gjithmonë ka emocione” ka thënë ai. “Ju e keni parë atë se çfarë kam bërë dhe mendoj që është vetëm emocion. Unë jam shumë i lumtur që kam dhënë gol. Mendoj që nuk duhet të flasim rreth kësaj tani”.

Trajneri i Vladimir Petkovic është shprehur: “Nuk duhet përzier politika me futbollin. Është e qartë që emocionet paraqiten dhe është kështu ndodhin gjërat. Ne duhet të fokusohemi vetëm në sport dhe larg politikës”.

Sa i përket atleteve të Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës, futbollisti serb Mitrovic ka thënë “nëse ai e do aq shumë Kosovën, dhe vendos të paraqesë flamurin e Kosovës, pse ai ka refuzuar të luaj për ekipin e tyre?”

(Kosova Sot)